Ajo gabon si femijë, ajo fle bukur
Ajo, merr fryme lehte, sikur një hardhucë mbi tjegullat e vakura nga dielli
sikur nje fije bari,
sikur nje kopsë e zbërthyer këmishe.
Unë e di se çfarë vjen pas kësaj; ajo as përpiqet.
e lëshuar e gjitha, në gjumë të thellë,
në pafuqinë e vet- një zog dimëror
që tretet në erë pa kthyer kokën pas,
si mbetje e karbonizuar fishekzjarresh.
Është e fundit herë që mund ta prek këtë kokë,
e fundit herë që mund të rrëmoj
ne fillesën e ngrohtë të gjërave. Ajo flen.
Shoh supet, kurrizin që ulet e ngrihet, e nga pagjumësia,
pamja vjen e copëtuar,
si një afresk i dëmtuar i periudhës së Rilindjes.
Kur të zgjohet,
ajo do të ketë vijat gjatësore të pantallonave të mi në fytyrë,
diku midis zgavrave misterioze të syrit dhe tejpertej ballit
E një fytyrë prej violine do të më pyes:” A fjeta ca? Si fle unë?“
S`e di, kur ti flije, nje djalosh vodhi nje kuletë
unë e pashë dhe heshta,
sepse adhurova aromën e athët që ai la pas.