Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 06:00pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Lorena Stroka
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Luljeta Lleshanaku
 
DUKE NDJEKUR FILMIN E MBRËMJES
E enjte, 10-01-2008, 02:41pm (GMT)

Duke u përkundur
në  kureshtjen e filmit të mbrëmjes
të katër, ne,  ngjajmë me copëzat e të njejtit objekt
të mëdha e të vogla,
mbi një sitë të imët arkeologësh.

Brinjë, bërryle, supe, gjunjë
të mbështetur tek njëri- tjetri lirshëm
dhe një iluzion që projektohet dridhshëm 
nga ekrani
në arkitekturën tonë jonike prej mishi.

“Ne mund të kishim qenë të lumtur” thua ti
me të njëjtën dhimbshuri
si të ishte fjala për qenin e shtëpisë, të lidhur në oborr,
në një natë te frikshme kur vetëtimat ecin këmbëzbathur mbi thëngjij.
Fikim dritat. Bëhemi gati për gjumë.
Mendjet tona zverdhin si dy limonë në errësirë
të thartë, të hidhur, të pakënaqur nga vetja.
 
“Ne mundet të.., sikur……!”

E fshihemi në një përqafim të pafrymë
thjesht për të mos folur
thjesht nga frika se do të na duhet të tregojmë
një histori që ende nuk e njohim,
ndërsa nuk ka asnjë të lehur qeni, në oborr.

..si copat e argjilës përmbi sitë.
pa e kuptuar se ata janë vetë historia,
një histori e vetme
e treguar në disa mënyra.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
KOPESHTI ME DOMATE (10-01-2008)
VIOLINA (10-01-2008)
SHAH (10-01-2008)
MËNYRË PËR T’U AFRUAR (10-01-2008)
PAK RIPARIM (10-01-2008)
TË HARRUARIT (10-01-2008)
NË VENDIN PA EMËR (10-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Luljeta Lleshanaku

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]