Letërsia Shqiptare

LIBRA TË VERDHË
E enjte, 10-01-2008, 02:44pm (GMT)

Një kohë që s’ka shumë të vërteta
nuk ka as tabu. Ndoshta ky libër i verdhë është njëra nga të paktat,
ndonëse gjithçka që mbetet prej tij në mendje
është akti i fshehjes.

Është vapë. Darka serviret me ngathtësi dhe si çdo natë
në orën e caktuar. Ora kur ne mbulojmë njëri-tjetrin në ekuinoks.
Diçka e gatuar shpejt, një kokë viçi. Hisja ime është gjuha. 
Thonë se po të hash gjuhë, gjuha të rritet,
dhe po të hash syrin, do të kesh shenjë të mirë.
E nëse ha libra, do të hash veten, pak e ngapak, nga qoshet në qendër
si makinë korrëse, në fermat kolektive.

Nga kreu i tavolinës vijnë leksione mbi evolucionin,
“Të fortët vdesin; më të dobëtit mbijetojnë!”
në një mënyrë krejt orgjinale
duke mëshiruar lythet me dorë.

Dhe asgjë nuk e dallon nga një darkë e shenjtë
ku në porcione të barabartë ndahet buka dhe shpirti
të vërtetat e vetme- të lexuara fshehtas
e të mistifikuara gjatë shkëmbimit
si librat e verdhë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.