Letërsia Shqiptare

HIJE NË DËBORË
E enjte, 10-01-2008, 02:46pm (GMT)

Nuk qe dëborë e parakohshme. Hijet manushaqe
u ulën përreth zjarreve të bardha të pemëve
si barinj të dremitur.
Hija gri e mënjanuar e gardheve – klavikulat e gruas
që ëndërronin kthimin e thinjur të burrit
- kthimin e tij të mbramë.

Micelet ndalen në prag.
Një makinë e parkuar prej shumë orësh
rrok një copë të zezë toke nën vete.
Radioja pluskon mbi valët e veta jashtë vëmendjes –
një varkë dhe gjahtarët klandestinë të ngjalave
nën mushama të zeza fosforeshente.
Mbi tavolinë
fëmija vizaton me dorën e vogël që i dridhet
drurë të mëdhenj e të shtrembër.

Kori u ul në gjunjë.
Asgjë s’bëzan rreth e rrotull
Siç e sheh,
erdhi çasti të dëgjosh zërin tënd,
atë zë që kurrë nuk e ke njohur.

Ngrej kokën e shoh të vetmin yll në një natë të tillë
Yllin e gabuar që kam ndjekur prej kohësh
i paformë dhe i frikshëm, si një grykë e thyer shisheje.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.