Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E enjte, 08-01-2009, 01:40am (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
 » Lindita Agolli
 » Liridon Miftari
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Luljeta Lleshanaku
 
AUTOPORTRET NË SILIC
E enjte, 10-01-2008, 02:50pm (GMT)

Portreti im nuk ka ndryshuar edhe aq,
me kokën pak të anuar sikur kërkon ndjesë.
Ndjesë për se, ndjesë për cfarë
ndjesë se ndodhesha në vendin e gabuar, në kohën e duhur
apo në vendin e duhur, në kohën e gabuar
apo të dyja bashkë? Ndjesë se isha prani atëherë
kur më ishte kërkuar të isha e padukshme.
Mos e kërcit lugën kur ha, mos ëndërro me zë,
atje ku digjesh- mos bëj tym, atje ku lahesh- mos bëj shkumë,
atje ku shkërmoqesh- pendët merri me vete,
atje ku shpirti rrëzohet me lastik të këputur nëpër këmbë, ik e mos i dil për zot,
dhe, besomë, jeta është më e lehtë
nëse je i padukshëm.
Dhe unë ndoqa atë rrugë që mu tha. 
Qelq. Fillimisht isha xhami plot sharje i dritareve të shkollës fillore,
që lexohej veç në ditë pluhuri.
Më pas një monokël- ajo ç’ka besonte njëri sy, tjetri e vinte në dyshim.
Dhe vonë fillova të shkruaj… Isha xhami i trashë
i një teleskopi,
që yjet t’i jep në pëllëmbë të dorës.
Syri i njeriut po ai- i lodhur,
dhe yjet po ato- miliona vite dritë larg
gjithsesi unë nuk jam një lajm i rremë, por, veç i parakohshëm,
mashtrimi im është vetëm distancë.

Mbase ndonjëherë nuk do të jem më qenia e padukshme,
kufiri dredhacak midis dy botëve,
do të kem zë, ngjyrë, e lexueshme edhe në një ditë me shi
unë që e di mirë se një përkulje e ndrojtur koke para fotografit
është vetëm alibi.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
MISTERI I LUTJEVE (10-01-2008)
NUK ËSHTË KOHA PËR… (10-01-2008)
FËMIJËT E NATYRËS (10-01-2008)
RRËFIM NË VETËN E TRETË (10-01-2008)
HIJE NË DËBORË (10-01-2008)
KUPTIMI I NJË UDHËTIMI (10-01-2008)
LIBRA TË VERDHË (10-01-2008)
KUR DASHURIA JEP NJË SHENJË.. (10-01-2008)
BERLIN. HOTEL CITADINE (10-01-2008)
NJË PALË SANDALE NËN PEMË (10-01-2008)
SI DREQIN VISHET KJO KËMISHË (10-01-2008)
DUKE NDJEKUR FILMIN E MBRËMJES (10-01-2008)
KOPESHTI ME DOMATE (10-01-2008)
VIOLINA (10-01-2008)
MËNYRË PËR T’U AFRUAR (10-01-2008)
SHAH (10-01-2008)
PAK RIPARIM (10-01-2008)
TË HARRUARIT (10-01-2008)
NË VENDIN PA EMËR (10-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Luljeta Lleshanaku

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]