Letërsia Shqiptare

Luljeta Lleshanaku
E enjte, 10-01-2008, 02:53pm (GMT)

Luljeta Lleshanaku
Luljeta Lleshanaku ka lindur në Elbasan, më 2 Prill 1968.

Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi (1997)
- Ndjek Programin Ndërkombëtar të Shkrimtarëve, Universiteti i Iowa-s, SHBA (1999) si Honorary Fellow in Writing.

Botimet:

     - “Sytë e somnambulës” (1993)
     - “Këmbanat e së djelës” (1994)
     -“Gjysëmkubizëm” (1996)
     - “Antipastorale” (1999)
     - “Palca e verdhë” (2000)
     - ”Fresco” (“New Directions”, SHBA, 2002)
     -“Arti i joshjes” (2005)
     - “Femijet e natyres” (2006)
     - “Antipastorale” (LietoColle, Itali 2006)
     - “World beat”, Anthology, - international poetry now, (New Directions, SHBA, 2006)

Botime te pjesshme:

- "Grand Street", "Iowa review", "Modern poetry in translation", "New letters", "Fence", "Seneca review", "Quarterly west", "Pool", "Words without border", “Perihelion” etj, në ShBA, si edhe në “Europe” France;“Berliner Morgenpost”, Gjermani; “Assylium” në Greqi, etj.

- E pranishme në të gjitha antologjitë e poezisë moderne shqipe në gjuhë të huaj.

Çmime Letrare:

- Çmimin “International Vision prize” ( Sh.B.A, 1996)
- Çmimin per Librin më të Mirë të Vitit,  Eurorilindja (1996)
- Çmimin kombëtar “Penda e Argjendte” (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, 2000)
- Fituese në konkursin kombëtar të prozës “Europa, atdheu ynë i përbashkët” (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, 2004)

Kanë thënë për Luljeta Lleshanakun

„ Fëmija që pagoi për mëkatet politike të prindërve të saj në Shqipërinë e Enver Hoxhës; nje poete e re e cila duket sikur ka njëqind vjet që shkruan në një gjuhë që shkruhet vetëm prej njëqind vjetësh; një poete liriko-erotike në rrënojat e shtetit.. Luljeta Lleshanaku është e vërteta, dhe po kaq e paparashikueshme si një oaz pas një mali në Hënë“.

- ELIOT WEINBERGER

“Pra, një nga elementët që e dallon poezinë e Luljeta Lleshanakut nga të tjerat është mungesa e ndonjë komenti politik apo social. Larmia e pashoq e tematikës së poezisë së saj, që shmang reagimet sempliste ndaj të kaluarës së tmerrshme dhe të tashmes dhe të ardhmes të pasigurt, ndoshta përbën një nga cilësitë që ju siguron veprave të saj një vend ndër klasikët bashkëkohorë të letërsisë botërore. Ajo ju flet intimisht lexuesve, gjë që përbën tiparin dallues të poetëve të vërtetë, të aftë të tejkalojnë çdo kohë e kulturë.”

- PETER CONSTANDINE

“Këto poezi impresionuese mbartin një forcë shumë të ngjashme me sythet e para të pranverës , një shenjë të mbijetesës dhe jetes ngulmuese. Në ketë botë njerzore çoroditëse, një përcaktim i tillë i qartë, provon edhe një herë të vertetën tone të përbashkët. Luljeta Lleshanaku na flet të gjithëve”

-  ROBERT CREELEY

„Për lexuesin amerikan, nuk ka asgjë të huaj tek veçoritë poetike të poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku. Ajo është një poete e dashurisë. Por, këtu ka një ndryshim; ajo bën qartësimin se çfarë do të thotë të jetosh në një botë të dhunshme dhe të korruptuar që depërton në botën private dhe tradhëton çdo intimitet. Vepra e saj poetike kundërshton të gjithë „të vërtetën“ publike. „Fresco“ është një libër i një inteligjence konstruktive radikale.”

- ALLEN GROSSMAN



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.