Një zotëri
Pyeti një ari
Për lëkurën e tij.
Që nga ai çast
Ariu iu ngjit nga pas
Si zorrë
Duke iu lutur ta vriste
Që lëkurën ta shiste.
Zotëria
Vdiq nga habia.
Poezi Një-Zanorëshe
@A
Pa baba, tha, pa mama;
Hallva s'ka, as bakllava,
Shaba na la - hata, hata:
Pa para, pa tabaka, pa gra.
S'ka pasha pa kasaba
As ka namazgja pa tra;
Shaba s'la para, as gra,
Shaba nga kalaja ra.
@E
Mbret teveqel, pse merr e jep?
Flet me lezet dhe zemberek,
Se s'je memec, se vret e pret,
Dhe shet meze e bereqet.
@Ë
Është hënë, s'është nënë
Gërshërë lënë në tërshërë
Është një ëndërr mëngë-ngrënë
Vënë sërë-sërë në këtë vërë.
@I
Ti s'di, ti fli, iriq mbi hi
Filiz i ri, si qiri gri
Shi mbi Misir, shi mbi Indi,
Ti s'di, gjiriz i zi si mi.
@O
O-bo-bo, o Foto, mos pozo;
Domosdo, o lolo, shko voto.
Sot motmot kokosh bosh por kodosh,
Kot vonon, kokorroç monoton.
@U
Ulu Lulu. Ku?
Uh, Lulu!
Mburru, turru,
Kumbull Lulu;
Ujku shurrufull,
Fut kulufruth,
U-bu-bu…
@Y
Sy qysh hyn,
Pyll dy-dynymsh,
Qysh ysht tym
Myk, byk hyjsh.