PAK SI RUBAI
E shtune, 16-06-2007, 08:46pm (GMT)
1. Me vrap i ngjitem shpatit të Korabit Me not i sillem Kepit të Rodonit Këpucët gris sokakëve të Prizrenit Veç mos më thuaj që t'i hyp avionit.
2. Me frigë i ngjitet kullës së ngujimit Si zog zemra i rreh përballë kanunit Takon malsorë që u kanë ikur këngëve Ngritun prej rapsodit Tafë Zenunit.
3. Me vrull i qepesh shpatit të Korabit Të ngresh në majë flamurin me shqiponjë Vasha të pret poshtë thonjkafshuar: Lum kush të rronjë që ta shohë zonjë.
4. Me vrrik i vidhet vitheve të Vathit Të rrumbullosur vere në buxhak: Vathi tani vërtitet shnek në shtrat E shoqja i avitet me biçak.
5. Me mall i ngjitet shpinës të Korabit Me naze e ledhe supit të Vironit Çorapet i gris thonjve të Mitatit Vetëm e vetëm që t'i hypë avionit. Arbereshe MËNGJI Qish ndrita kij fikur Ndë palathire menatë Si buz' e pa puthur Gjeth'i vjetr rrxoi.
Vashëz e virgjir Me gjishtër akullthit Prek di ftonj t'athëta Ndë gjoks q'i rrudhen.
|