Sazan
E shtune, 16-06-2007, 09:33pm (GMT)
Renda me shpresën se erdha tek Ty, ashtu sic do dëshiroje, me një tufë impresionesh e rrezatim të heshtur hënor, nën qiellin e hirtë të një nate dhimbje, për të ngjallur një buzëqeshje paralajmëruese të një dite me agim të lëbyrtë nga... ...përlotja e qeshur e zemrës. Qiellin nuk di si ta pikturoj më, tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg Kthehu përsëri! Gërvish asfaltin tek këmbët zvarris në ikje ke përciellë shpesh herë barkat e shpresës ikjes time mos i thuaj Lamtumirë Unë do gërmoj në thellësi të tokës përsëri zgjimin tjetër ta bëj tek Ti!
|