Tak Tak Tak....
E shtune, 22-12-2007, 07:34pm (GMT)
Oh...! Tak.. tak... tak.. ...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit Mbasdite verore ti qiellin vesh me mendafshin e kuq ngjyrë e moshes time ... Largesi.... Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisë si ta lodh zemrën… Ti nuk njeh shpaten e saj, që pret çdo dëshire Ti nuk e njeh stinën e mërgimit se si lulëzon thatë rrenjët e jaseminit… Sikur njëhere ti të kaloje tek unë, kufinjtë e mendimit ndare pa koh
rruga jote do ndalte në një qytet pa rrugica....
Atëhere do kuptoje këtë gjuhë dallgesh
oqeanike...
me klithma shtegëtimesh pa fund…!
Larg kaq larg nga miq e toke e dashur nga kull e lotëve dhe kuror e dashurisë me 44 fije te fildishte vendosur mbi te Larg nga dhembshuria e dhimbjes ku ulen netet... ...në dritaren time të nostalgjise e shikoj pafundesitë e udhëtuara në koh!
gusht,2007
|