Gjethet...
E shtune, 22-12-2007, 07:36pm (GMT)
Oh ..ti furtune me ajer vjeshtak qe rrezon padukeshem gjethet te verdha ne te kuq te etheve lene nga kenget e pranveres ti qe zgjon endrrat e palosura ne ujrat Mediterrane ku ngrijne pas pak dhembjet
Nese ..do te isha nje gjethe te rendja me ty cmendurisht nese nje re do te isha... ... te shihja vrapimin tend nje dallge e forces tende te behem dhe me ty te ndaj pulsin e potences Natyre ngjan si ne nje gjume te embel deshira me kete lutje .. pa ze
Te lutem me hidh si nje valez e rrembyer bregut tim dhe si nje gjethe atje fluturome si nje re me mbaj e lerme mbi heshtat e jetes me deshiren tende sot te cmendur furtune edhe mua mbulome sepse deshirat avullojne dhembjet behen kristalina ...
Kur troket stina e bardhe mban arome ndarje ... dhe une te dedikoj kenge embelsisht te trishte merri si gjethet mendimet e mija universit dhe kthehu me peshperime pranvere perseri sepse une di te perkund cdo cast djepin e jetes me ninanullen poezi...
tetor, 2007
|