****
E shtune, 16-06-2007, 10:02pm (GMT)
Të gjithë islamët falen te “Meka”... ...n’Teheran... “falet” Baleta!... O Baletë a të vjen “zani” Mos na i shit “thanat” për “dardha”. S’prodhon hitha Vatikani Atje gjen veç “lule t’bardha” Ato hitha që aq shumë t’kanë djegë Ca të mëdhaja, ca të vogla Jo, (nga jashtë si kemi sjellë) Ato janë Made in “Shkodra”. Na vjen keq që nuk e dini Atë e dijnë të gjithë “dynjaja” Kështu e pësoi dhe Nastradini Kur pat?ardhë nga Buharaja... Ty, n’Europë s’të “shiten” prrallat N’Amerikë një lek s’e ban. Tuj mendue se i “hanë” kopallat More rrugën për Iran. Nuk e dijmë çfarë bisedove Për Shqipni e për Ballkan Për Greqinë shum u ankove Do “t’konvertojnë” çdo musliman. Ti, pasardhës i Ballabanit I kampionit të tradhtisë A kujton, Marko Boçarin Që luftoi për krah Greqisë? Në qoftë se e njeh pak historinë (Dhe besoj se e njeh pa tjetër) E din mirë se me Greqinë Jem’ n’Ballkan popujt ma të vjetër. Kur Bullgari, Serbi e Greku Mbi Turqinë ran “fulikarë” (me vrullë) Pashallarët agai dhe begu Nuk e “prishën” gjakun fare!... Mos harro “shoku” Baleta. Sa bejlerë e agallarë Tuj shkue pas turkut si “bleta” S’qenë gja tjetër veç tradhtarë. S’e kuptoj lum “miku” im Kaq shum, shterrë, t’ka arsyetimi Kur e thue me kaq nxitim Se n’Shqipni u ba “konvertimi”! Mos u merr me rrena t’trasha Tuj kalue prej kodrës n’kodër Ti e din mirë si Harjden Pasha E “konvertoi” Dibrën e Vogël. Mbasi la dymbëdhjetëmij asqerë N’fushë t’betejës me dibranë Egërsue si asnjë herë I kthej t’gjithë në muslimanë (qershor 1845). Çfarë do të bante Dibra e shkretë N’atë kohë tmerrit plot trishtim Kur n’Shqipni s’kish lindë Baletë Me i “kshillue” për “konvertim”!... Do t’jetë turp i kësaj bote Me i thurë lavde turkut skëterrë Kur trimneshat, gratë suliote Nga shkambijtë janë hedhë në humnerë Me t’ardhë turp prej Mic Sokolit Dedë Gjon Lulit e Boletinit Gurakuqit e Dom Kaçorrit Që kurrë s’ju tund qerpiku isynit. O Baletë, mblidh mendët e kokës Se ky s’quhet “konvertim” Ky asht “ligji” i Enver Hoxhës Që pat ba t’famshmin “tufzim”. Hidhja sytë pak historisë Se të “lodhi” politika! Janë vandalët e Azisë Që shnderuan sa gra e çika E dijnë popujt e Ballkanit Sa kanë vuejt nga kjo “kolerë” Ndër haremet e Sulltanit Tuj lanë erë e tuj humbë nderë. N’qoftë se ke pak gjak shqiptarit Që t’lëvrinë nëpër damarë Shiko krimet e barbarit Që ti don me i ba “kumbarë”. Pra, besoj se t’dola hakur Me u zgjatë shumë, nuk ka kuptim Këta janë “vllaznit e një gjakut” Ky asht i “famëshmi” - “Konvertim”!...
|