****
E shtune, 16-06-2007, 10:04pm (GMT)
Të bësh moral në pleqëri, duhet të keshë pasë edhe në rini... S'mund t'i ngrejë "kordat" e zanit S'mund "t'këndoj" as nëpër lagje Pa i marrë leje Prelë Milanit I cili asht mjeshtër në vargje. Vërtetë, Prela asht artist Oficer, burrë simpatik Por, ç't'baj unë si pensionist N'rast se vargu m'del "shik". Kush n'rini qe aventurier E s'pat lanë "parcelë" pa shkelë S'ka arsye t'na shesin "nderë" Tash që "veglat" i kanë ngelë... Kush n'rini qe "rracional" "Energjitë" i ka t'pa shterrshme T'tjerëve kurrë s'ju "shet" moral Se, n'shpirt ka rini t'përhershme. Dikush, i lodhur (nga rinia aventurë) Krrusur nga vitet dhe nga "ligësitë" Jo nga zgjuarsia (por, se janë të sëmurë) "Moral" të tjerëve u bëjnë çdo ditë!... Larg botës dhe kohës, disa kanë mbetur Kur njerëzit që duhen (i tregojnë me gisht)!... Në vend të dashurisë (preferojnë urrejtjen)!... Këta, vetë Krijuesi, i ndërtoi (gabimisht)... Njerëzit e zgjuar, (me kulturë e vlerë) Njerëzit me zemër e shpirt Kristian Kurrë fjalë të këqija s'flasin për të tjerë Se n'mendjen e ndritur qëndron shpirti i Madh.
| Other Articles: |
 |
**** (16-06-2007) |
|