Të bësh moral në pleqëri,
duhet të keshë pasë edhe në rini...
S'mund t'i ngrejë "kordat" e zanit
S'mund "t'këndoj" as nëpër lagje
Pa i marrë leje Prelë Milanit
I cili asht mjeshtër në vargje.
Vërtetë, Prela asht artist
Oficer, burrë simpatik
Por, ç't'baj unë si pensionist
N'rast se vargu m'del "shik".
Kush n'rini qe aventurier
E s'pat lanë "parcelë" pa shkelë
S'ka arsye t'na shesin "nderë"
Tash që "veglat" i kanë ngelë...
Kush n'rini qe "rracional"
"Energjitë" i ka t'pa shterrshme
T'tjerëve kurrë s'ju "shet" moral
Se, n'shpirt ka rini t'përhershme.
Dikush, i lodhur (nga rinia aventurë)
Krrusur nga vitet dhe nga "ligësitë"
Jo nga zgjuarsia (por, se janë të sëmurë)
"Moral" të tjerëve u bëjnë çdo ditë!...
Larg botës dhe kohës, disa kanë mbetur
Kur njerëzit që duhen (i tregojnë me gisht)!...
Në vend të dashurisë (preferojnë urrejtjen)!...
Këta, vetë Krijuesi, i ndërtoi (gabimisht)...
Njerëzit e zgjuar, (me kulturë e vlerë)
Njerëzit me zemër e shpirt Kristian
Kurrë fjalë të këqija s'flasin për të tjerë
Se n'mendjen e ndritur qëndron shpirti i Madh.