****
E shtune, 16-06-2007, 10:04pm (GMT)
Poshtë... "patate" - lart... "domate"! Poshtë patate, nalt domate Ky asht "ligji" i Miçurinit Por me "seksin" e nji nate Nuk ndryshon "geni" i njerzimit.
Nga dy sekse lind fëmija Pavarsisht çfarë feje janë E para fjalë nga buzët e tia Është ajo që quhet Nanë.
Evoluimi i Miçurinit I përket botës bimore Do t'jetë kulmi i zhgënjimit Ta pranojmë n'botën njerzore!
Kur "shartohen" gabimisht Gene t'kundërta në një krijesë Do të lindë fëmija me "bisht" Ose debil me te me u qeshë...
Nji kristian, me gjak nga nana Sa do lart mund ta çojë zanin Aq sa kapet me dorë Hana Mund t'ju mësojë njerzve - Kuranin... Sa do nalt të rritet lisi Sa do nalt t'i ngrihet maja E k'putë era për midisi Kur fillon t'i "thahet" rraja.
| Other Articles: |
 |
**** (16-06-2007) |
|