Poshtë... "patate" - lart... "domate"!
Poshtë patate, nalt domate
Ky asht "ligji" i Miçurinit
Por me "seksin" e nji nate
Nuk ndryshon "geni" i njerzimit.
Nga dy sekse lind fëmija
Pavarsisht çfarë feje janë
E para fjalë nga buzët e tia
Është ajo që quhet Nanë.
Evoluimi i Miçurinit
I përket botës bimore
Do t'jetë kulmi i zhgënjimit
Ta pranojmë n'botën njerzore!
Kur "shartohen" gabimisht
Gene t'kundërta në një krijesë
Do të lindë fëmija me "bisht"
Ose debil me te me u qeshë...
Nji kristian, me gjak nga nana
Sa do lart mund ta çojë zanin
Aq sa kapet me dorë Hana
Mund t'ju mësojë njerzve - Kuranin...
Sa do nalt të rritet lisi
Sa do nalt t'i ngrihet maja
E k'putë era për midisi
Kur fillon t'i "thahet" rraja.