Motiv i Vjetër në Kthim
E merkure, 20-06-2007, 06:13pm (GMT)
Shtatë vasha u çuen peshë Kur ngjyra e korbit fluturoi Përmbi shtyllën e jetës: Sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë Mes pendlave të zeza.
Shtatë vasha u quen peshë E u turrën vrap me funda Në duer sa qethi mbas korbave E vetëm me za i tretën si plafa të murmë Nën karmat e vendit tim.
Po s'erdhët ju, vasha, Kur të zbardhen pusat e ujit Në lumë përpara agimit, Ngurzohen edhe duert e foshnjeve Në palare.
|