Udhëtari, njeri i thjeshtë, as tepër i urtë, as poet, ndezi zjarmin e fikun në hinin djegë e përdjegë në votër. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezen e diellit në syzit e bimës në dritare. Diçka ish ndalë në ajër e priste në heshtje si shpatëpër të ra.
Vetëm atëherë u kujtue se koha nuk kishte kthye bashkë me të në plang.