Dita u sos në një hije. E hija ngrohet mbas flakës së krandeve ndejë një karrigë të gdhendun në emblemë të përfrikshme. Hija e ndame prej të gjitha agimeve pushon, thëngjill i zi pa zjarm. Hija s’ka shqise pos pamjen për dritat e ndezuna ndër shpella mbas ballit, zjarme mbas zjarmesh sa yj njeni mbas tjetrit: për dhunë e mendime të këqija!
Hija s’ka shqise, vetëm sy për vete!