Tregim i thjeshtë
E merkure, 20-06-2007, 06:16pm (GMT)
Due me fluturue mbi bjeshkë me pëllumba, i thashë tim-vëllau gjak-nxehtë. „S’asht ajo punë për ne!“ S’kuptov, i thashë, due me shkue ndër këndime. „Latinishtja – tha – s’asht punë për ne: mëso gjuhën e gjarpnit ma parë!“
Im vëlla gjak-nxehtë, gjashtë vjeç dinte me e ngulë fluturimthi bizin në dhé, dhetësh – tri pëllëmbë mbi krye thikën në drunin e njomë. Si ma njofti menden befas nisi të pleqnojë e tha: „Dy duer na jemi e nji krye, po i ndajmë na punët: unë shpatën – ti pendën!“
|