Surretënt e qepun me sukuj zhgunash vërejnë kah lindja bardhësinë e agimit dhe i kap tmerra! Fshehin duert ndër arna e ulin mbulesën e kresë deri në sy, fare të turpnuem edhe prej vetes: sa të këqij!
Agimi lind fijesh të gojfilleve mbi karma dhe i zbulon poetit gjasende pa farë rëndësie as me qenë ato visare të ruejtuna nën hinin e moteve! I urti argëtohet e këndon.
Në vendet ma të nalta surretënt zbardhen para dritës, digjen në vetvete e bahen shkrumb.
Dielli kullon fjalën prej çdo vështrimi të dyshimtë.