Leter nga Jugu E merkure, 20-06-2007, 06:54pm (GMT)
Larg në nji tjetër botë jam e shikoj kah mali : rêt ruejn majën kujdesëshëm pse ajo âsht e vetmja mbështetje e qindresës së tyne në ajr. Harrova gjithshka, Lule, në botën e malit e të qiellës unë pasqyrë e pandame e rêve. Po të shkruej se këndej sa shkambi ka ngjyrën e faqeve të rrezituna. Muret e shpijave janë kështjellë të rrxueme me frangjija të panjehuna e njimij sy më shikjonë npër to kur parakaloj në pikë të mjesditës pa hijen teme për bri.
Lule, sonte ndoshta do të bijë shi i nxhetë në Jug e nesër do të shoh mes avullit ylberin e shtrëngatës së kalueme e atëhere kam me kthye te ti.