Elegji e pare E merkure, 20-06-2007, 06:57pm (GMT)
Kur kam qenë i këputun Nga mundi i vjetve të rrëpita sa´i shkamb, mos të vijë keq ty, Taze, për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, kingj i ngatuem për fije. Leni plakat të qajnë mbi mue atë ditë Për njerzit e vet, vdekë qysh kur.
Edhe nji amanet, moj grue: Kur vdiq im atë, premë dy qe me ngimun të unshmit e thneglat e lamit me grimca buke. Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë të ngishëm, prandaj ndër drekët e mija qitni vetëm kafe te idhta.