Më falni diçkà E merkure, 20-06-2007, 07:03pm (GMT)
Më falni diçkà që më kënaq si puthja e nanës në ballë; më gëzoni nji herë si gëzohet gjethi i njomë në puhí, më shikoni si hana nëpër rremba e kam me u falë gjithçka: mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime dhe në zgavrrat e synit të sáj do të derdhi lòt. Avitu, njerí! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë si bima prej fare në pranverë.