| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Më falni diçkà E merkure, 20-06-2007, 07:03pm (GMT) Më falni diçkà që më kënaq
si puthja e nanës në ballë; më gëzoni nji herë si gëzohet gjethi i njomë në puhí, më shikoni si hana nëpër rremba e kam me u falë gjithçka: mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime dhe në zgavrrat e synit të sáj do të derdhi lòt. Avitu, njerí! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë si bima prej fare në pranverë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||