Dielli i rá për skîthi lisit të madh e i zbuloi nën hije eshtnat e njérit si cokla, si drû. Hija e tij â e qetë si tis mëndafshi të zí në faltore. Gjingallat mbi dega gjimojnë njiheri në vapë sikur vajtore me ftyra t'gërvishuna n'gjamë.
Kur dielli don me shkue hija e lisit rritet e kapet për mal - gjarpën nëpër rremb: hija e lisit â e zezë, hija e lisit na tremb.