| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Dita e malit tem E merkure, 20-06-2007, 07:06pm (GMT) Dheu im âsht i përmendun
për humneret e thella ndër banorët e malit e të fushës deri në dét. Mbramjeve atjè ndëgjohet klithma e grizhlës ndër kthetrat e shqipes e shpirti i sáj u flijohet hijevet. Atje lot drita në sytë e njerzve tash e parë e epshet s'i njeh kurrkush me emën. Shpagimi me gjak âsht, për shembull, gjarpën nën gúr e gjarpni vetë na qenka mende femne nën rubën e bardhë ose të kuqe. Në muzg atje secili prek ballin e vet e ndien ndër gishta fillin e jetës e gëzohet. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||