Letërsia Shqiptare

Me shijen e sisorëve në gjuhë
E merkure, 20-06-2007, 07:19pm (GMT)

Breshkës, nga natyra, nuk i mohohet pimja e qumështit, as me ngranë vezë zogjsh kur bien pahiri nga çerdhja e këlluqen mbi gurë. Këtë e di mirëfilli edhe biologu.
Deri atëherë, Dranja ushqehej kudo e sido, kur, qe, se rrethana e mësoi ndryshe. Në rininë e parëasaj i kandeshin ma së forti tomatet e kuqe dhe pinte rrallë ndonjë pikë ujë në përrue nëse bante fort vapë. Por në moshën e pjekun erdhi e iu mpreh shija.
Ishte verë e natë e shëndritun kur i ra në hundë një erë si e vezëve të breshkave të çeluna. E ndoq deri në strehën e një tëbane, hypi për një dërrasë që ishte zgripi i një korite e ra në qumësht. Si atij që ashtë tue u mbytë në Drin, i shkuen padashë disa cirka nëpër gërlac e iu kand; ma vonë u mësue në të.
Tash Dranja ia ndien amzën atij langu kur sheh çdo shtazë qumështore, pa qenë ajo pllé apo gjiplote. Gjedheve, sidomos, u vehet mbrapa si thithlopa rrëshqanë dhe i çohet goja lang derisa që sisat zhduken prej horizontit të saj.
Qysh se pi qumësht, në bebëzat e syve të Dranjes ka ndërrue pakëz edhe ngjyra e sendeve. Rri shtang përpara një lulje livadhi sikur me pasë harrue me marrë frymë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.