 |
| Mazllum Saneja |
Mazllum Saneja, poet, eseist dhe perkthyes i njohur i letersise polake ne gjuhen shqipe dhe i letersise shqipe ne gjuhen polake, u lind ne Gjakove,me 1945. Ne Prishtine kreu Fakultetetin Filozofik,Gjuhe dhe Letersi Shqipe, kurse me vone edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhen polake e mesoi ne Universitetet e Varshaves, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Me vone ne Universitetin e Varshaves studioi letersine polake.
Librin e pare me poezi „Kelthitje“ e botoi te „Rilindja“, Prishtine,1973.
Pastaj ka botuar edhe keto libra me poezi:
„Heshtja e nje kohe“, Naim Frasheri, Tirane,1976.
„Shpuze e ftohte“ , Rilindja, Prishtine,1988.
„Purpurowa podróż“ (Udhetimi i purput), Orfeu, Varshave,1992.
„Shembellime te trazuara“, Rilindja, Prishtine,1996.
„Ja nie jesten ten“ (Une nuk jam ai ), Pavo, Varshave,1996.
„Ognista ziemia“ (Toka e zjarrte), DWP, Varshave,1999.
„Pe ndonje enderr“, Dukagjini“, Peje, 2003
„Vetetime jete“, Pen Qendra e Kosoves, Prishtine, 2007.
Ka perkthyer ne gjuhen shqipe librat me poezi te poeteve me te njohur polak:
Karol Vojtilla: „Bregu i qetesise“, Drita, Ferizaj,1989.
Tadeush Ruzhevic: „Rrefime traumatike“, Rilindja, Prishtine,1991.
Visllava Shimborska: „As fund as fillim“, Dukagjini, Peje,1997.
Zbignjev Herbert: „Zoti Cogito“, Dukagjini, Peje, 2000
Eva Lipska: „Mesohu me vdekjen“, Sfinga, Prishtine,2000.
Eva Lipska: „Une“, Rozafa & Pen Qendra e Kosoves, Prishtine, 2006
Stanisllav Jezhi Lec: „Mendime te pakrehura“ (aforizma dhe epigrame), Rozafa, Prishtine,2001.
Adam Zagajevski: „Te shkosh ne Lvov“, Sheshi, Prishtine,2002,
Sllavomir Mrozhek: „Dashuria ne Kremlin“ dhe „Shume te nderuarit“ (drama), Rozafa, Prishtine,2003
Cesllav Millosh: „Qyteti pa emer“ , Ideart, Tirane,2008
Mazllum Saneja eshte gjithashtu autor i Antologjise dygjuheshe i poezise shqipe dhe polake te shekullit XX „Vetem Itaka mbetet“(Tylko Itaka pozostanie), „Latona“, Varshave, 1993.
Antologjia e poezise polake e shekullit XX ne gjuhen shqipe „Femijet e epokes“, Pavo, Varshave, 1997 dhe antologjia e poezise shqipe e shekullit XX ne polonisht „Nie jest za pożno na miłość“ (Nuk eshte vone per dashuri), Pogranicze, Sejny,2005.
Ne gjuhen polake perktheu librat me poezi te zgjedhura te poeteve te njohur modern shqiptar:
Ali Podrimja: „Zyc“ (Te jetosh), Orfeu, Varshave,1993.
Ali Podrimja: „Skradziony płomien“ (Flaka e vjedhur), Pogranicze,Sejny 2007.
Eqrem Basha: „Wiersze“ (Poezi te zgjedhura), Pogranicze, Sejny,1999.
Visar Zhiti: „Upragniona blyskawica“(Vetetime e uritur), Pogranicze, Sejny,2008
Mazllum Saneja eshte autor i librit gjuhesor „Rozmówki albańskie“ (Bisedor i gjuhes shqipe), Wiedza Powszechna, Varshave,1992.
Me 1997 fitoi Cmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqates se Autoreve te Polonise per arritje te rendesishme ne fushen e perkthimit te letersise polake.
Mazllum Saneja merret edhe me publicistike dhe eseistike.
Eshte anetar i Pen Qendres se Kosoves dhe i Shoqates se Perkthyesve te Kultures Evropiane ne Varshave.
Jeton ne Varshave.