Mehmet Kraja
E shtune, 16-06-2007, 10:28pm
Kam lindur këtu e afro pesëdhjetë vjet më parë në një fshat afër Liqenit të Shkodrës, në njërin nga ata fshatra, të cilët, kur i shikon nga liqeni, të duket sikur përjetësisht synojnë të kaptojnë malet dhe janë ndalur aty vetëm për një çast. Datën e saktë të lindjes nuk e di, sepse im atë kishte shkuar të më regjistronte në zyrën e gjendjes civile dy muaj pasi kisha lindur dhe ofiqarit, i cili mbante syze të trasha dhe shkruante me dorë të majtë...
|