Klithma!
E shtune, 16-06-2007, 10:43pm (GMT)
Oh si nuk kam edhe unë një grusht të forte “migjenian” Një grusht fjalësh ndërtuese, të ngrija brenda zemrash kalanë! Oh si nuk mundem, askush s’më degjon Klithma ime si klithma tigri kumbon! Por deti duket i qetë kur zërat së largu ulurijnë E Bud’ha nga lart qesh me ata që s’ja duan teorinë Ngrehu, Zorba, na kujto sa mirë e ke thënë Lëre botën, njeriu veç për vete duhet me qënë! E unë hedhkam kot një pikë uji në tokën thatëtirë U dashkan male bore për t’u shkrirë S’u ngopkërka me pika kurrë toka tharë prej diellit Veç në filloftë stuhia, e rënte mrekullia prej qiellit!
|