Prelud poetit…
E shtune, 16-06-2007, 10:48pm (GMT)
Shpirti I poetit Mjekuar nga vargu Dënuar nga loti Vargu mjeti Shpëtimi poezia Subjekti askush Mbase vetja Mbase bota Rima fjala Nuk deshifrohet Kurrë Poeti Mëkat I botës Fjala e shkruar Poeti shpesh Mbetur rrugësh Histori harruar Poeti shkreptima Dielli që djeg Fjala që shkruhet Vargu që rimon Poeti vetëm Shtëpi rënuar Fjala e shkruar Vargu rimuar Poeti jeton Stuhia që shkon Fjalën që shëron Zemrën që vajton Mishëron poeti Dje dhe sot Ai ashtu mbeti I varfër, Pa u qarë Paraja nuk ngre poezi Jetën e jeton Poeti Sheh bukuri Erën që fryn Fllad është fjala Poeti kuvendon Me fjalën e lirë Fllad a suferinë Poeti mbeti I lirë Fjala e shkruar Syri I lotuar Zemra e plagosur Poeti Merakosur Shpesh lot kristal Por zemra fal Ja cështë poeti Fjalë që shkruan Per zemra që duan Dhe mbeti… I lirë,shërues, I dashur I ëmbël I mirë poeti…
|