Të voglës sime tek e shoh në pjano...
E shtune, 16-06-2007, 10:49pm (GMT)
Vajzës sime
Ti nuk e di e vogla ime si fluturoj unë.. ti nuk e di në cilin qiell më con kur prej gishtash fëminore fluturim të lirë cajkovskian improvizon
ti nuk e di e dashur , ëngjëllore ëndrrën e cartur vjete të shkuar jetën e thyer të një adoleshenteje ti mes gishtash në pjano je duke gjalluar
ti e ëmbël drite e nënës që pjanon ke si unë dikur kukllat "prej lecke" qepur ti nuk e di në c'ëndrra jam zgjuar e sërish kam fjetur deri sot e vogla ime,kur lotuar të shoh si kokën ul gjithë naze e qesh me mua që kam perflakur duart prej duartrokitjes së madhe ti qesh me mua, pastaj nderon e sheh auditorin e vogël e nënës s'kish dhuratë më të bukur për përvjetorin!
11 Prill 2004
|