O Zot na mëso!
E shtune, 16-06-2007, 11:01pm (GMT)
Ujin na ke dhënë, o Zot Etjen e shuajmë dhe kuptojmë pastërtinë Mes dritës tënde gjejmë ngrohjen Shohim edhe diturinë
Zot, na trego si të shohim Përmes moshës mbi supe pjekurinë Se shpesh ç’rëndësi ka Në është njeriu dhjetë a gjashtëdhjetë Pjekuria nuk shihet dot në vjetë. Mësona si ta shohim, o Zot Ku ta kërkojmë pjekurinë tek njeriu Shpesh thuhet plaku di më shumë se i riu, Por ndonjëherë duket si zhgënjim Kur i moshuari humb gjykim Këtu, o Zot, dritë na bëj të shohim, Pjekurinë njerëzore si ta njohim
19 maj 2004
|