Nënë moj që me dhe gjinë,
Moj nëna ime,
Vallë a do ma shohësh synë,
Moj nëna ime?
Pikë e lotit kur të bjerë,
Moj nëna ime
Haber prej meje do sjellë,
Moj nëna ime!
Kështu këndoi atë ditë përmetari
Kështu këndoi dhe zemra jote për nënën
Vello bardha motra ime
Sot në përvjetor dëgjoma këngën
Kur nga dera e vogla motër
Të përcolla vellobardhë
Loti yt e loti im u bënë lumë,
Shkruan histori me mall
Pikë e lotit syrit rrodhi
Nënë e babë dot s’ta fshinë
Veç me shpirt e me zemër
Të uruan fatbardhësinë
Gëzime prej shpirtit të sollën
Plot bekime, siç di prindi,
Bekimet Zoti dërgoi
Gëzimin që të dha, të rilindi!
Gëzuar, e vogla ime
Gëzuar dhe plot lumturi
Paç gjithnjë në atë folezë
Veç të mira dhe dashuri!
Iku viti motër vogla
Ja, të shkuaj këto radhë
Pike e lotit bie prej mallit
Siç ra vjet, moj fustanbardhë!
27 prill 2004