Mos u trishto nëse shiu që bie nga qielli
Të pikon drejt në shpirtin tënd të lodhur
Mos u ngrys nëse ëndrra t’u prish
Ti e di, ke mundësi të ëndërrosh sërish.
Mos u ngrys ti nëse dielli
Perëndoi më shpejt se ç’pritej
Fjalën e hidhur mos e bëj mike!
Qeshu pas petales së lules, bletës punëtore
Zogut gushëkuq, tingujve të muzikës
Atij shikimit të vjedhur, pas xhamit
Gëzoju, kuptoje, janë të gjitha për ty
Preke jetën, kërko të bukurën,
Pjesë e saj je dhe ti, unë, të gjithë ne
Gëzo momentin, falendero Zotin për ditën e re!
12 maj 2004