Kujt t’i vë faj sonte për shqetësimin,
Adritatikut në këtë breg, valëtrazuar,
A zemrës time tek sheh mall plot
Bregun shqiptar kaq të larguar?
Të dy më vodhën natën, deti
Dhe zemra, më lanë zgjuar sonte
Me valë shkumëbardha njëri,
Mëmëdheun tjetra kërkonte
Vala e detit puth shkëmbin
Zemra kraharorin sa nuk hap
Të dy rrahin me një ritëm
Askush s’i ndal, askush s’i kap
Deti më sjell puthjen e vendlindjes,
Shpirtit tim ja bën dhuratë
Zemra gufon mallit, përpëlitet
Për gur e dhé, për Mëmë e Atë!
31 tetor 2003, Opatija, Kroaci.