 |
| Merita Bajraktari |
Merita Bajraktari McCormack, lindi në Korçë në vitin 1966, u rrit në Cangonj të Devollit. U persekutua për arsye politike, që në moshë të vogël, pasi ishte mbesë "Kulaku", duke iu ndaluar e drejta e studimit për art, megjithese fitoi konkurset e duhura. Perfundoi shkollen e mesme me mesatare dhjete per te kater vitet dhe keshtu "fitoi" te drejten e studimit per t'u diplomuar si ekonomiste dhe me vone pas provimeve pasuniversitare, dhe si mesuese e gjuhes angleze.
Titullin MBA (Master Of Business Administration) e mori nga Shkolla Europiane e Studimeve për Manaxhim (SoM), Universiteti i Surrey-t, Angli.
Ka punuar si Ekonomiste dhe si Mësuese e Gjuhës Angleze dhe para se të largohej nga Shqiperia, ka punuar si Administratore e nje Projekti te FAO-s në Shqipëri, pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, gjatë periudhës së parë të vendosjes së regjimit demokratik.
Sot punon si Konsulente Biznesi e pavarur, se bashku me bashkëshortin e saj, John.
Pasionet e Meritës janë Letërsia, Arti, Muzika dhe Teknologjia moderne.
Shkruan poezi dhe prozë në Shqip dhe në Anglisht, është korrespondente e Gazetës "ILLYRIA" në Nju Jork dhe e revistës "Informatori" në Zagreb. Poezite e saj ne anglisht jane botuar en disa orgasne, perfshi revisten "POETEKA".
Shumë artikuj të saj botohen rregullisht edhe në organe të tjera të shtypit shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë. Eshtë themeluese dhe moderatore e disa gruplistave dhe forumeve diskutuese shqiptare në Internet.
Merita që prej 1994 jeton së bashku me bashkeshortin e saj John dhe tre fëmijët e tyre në Long Island, Nju Jork, SHBA.
ÇMIME:
Në vitin 2006, Merita u nderua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me çmimin "PENA E ARTE", për kontribut të veçantë në rritjen e standardeve në gjininë e poezisë.
BOTIME:
Vellime personale:
"Me Zërin e Zemrës" - Poezi
"Tinguj Malli" - Poezi
"Lulet e Jargavanit" - Tregime
"The Lilac Flowers" - Tregime në Anglisht
"Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit.
Antologji:
"Mozaikë të Një Portreti" - Antologji me krijime nga 26 autore, Drejtuese e grupit të punës dhe bashkëautore
"Kur të Digjem" - Antologji Letrare të Festivalit të IX-të ndërkombëtar të poezisë, Tetove 2005.
"Perëndim i Mallur" - Antologji me krijuesit e Diaspores Shqiptare ne SHBA "Timeless Voices" - Antologji me poezi ne anglisht - Botim i Librarise Nderkombetare te Poezise.