Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 10:54am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Migjeni
 
Buken tone te perditshme falna sot - IV
E diel, 17-06-2007, 11:40am (GMT)

Dhe mjeku erdhi. Nje burr i shtyem ne mot me ungjill ne dore. Hyni tue shikue djathtas e majtas qe te shofi kend. I doli e ama e Lilit. Lili nder shtresa ish bame palmuç. Mjeku iu avit, nxori termomentrin t’ia veje nen sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi te qamit dhe i shmangej mjekut. E ama u avit, e mori me te mire, e perkedhelte, e puthte dhe se fundi mezi ia vune termometrin. Mandej mjeku e mori ta prek neper trup femin. Gishtat e ftohta te mjekut iu duken si thika Lilit. Dridhej i tane nga friga e mjekut, nga te ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se ç’bahej me te. Veç kur e mbuluen dhe e lane te qete nder ethet e tij, mori fryme thelle me te tane gjoksin. Mjeku i kish rrudhe buzet dhe mendohej. Shikonte perqark e ne parakalim nder sy te tij pasqyroheshin plaçkat e nje shtepie varfanjake. Dritore me xhama te thyem e te ngjitun me leter, dy karriga jo te sigurta, nje tavoline e shtrembte mbi nje qilim te arnuem, ne qoshe fugeret e nder qoshe tjera pelhura merimangjash si trofejet e mshefuna te mjerimit. Se fundi, syt e mjekut u ndeshen ne syt e grues, e cila e shikonte me frige.
- Duhesh me u kujdese shum per femin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi te madhe, - mezi iu kujtua mjekut me fole dhe mori te shkrueje receten. Kur u nis me shkue, grueja e pyeti sa duhet t’i paguaje. Por ky i tha ti blejne barnat me ato te holla. Ajo ulet ne nje vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avite deres s’oborit ne shpine mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu nje kohe… Gjemimi i Lilit e terhoq. Ngau te djali, u shtri prane tij, zu ta rroki, ta perkedheli me fjale:
- Do shendoshesh, moj nanë, do shndoshesh, pellumb! Tash te blen ty nana me hanger te gjitha te mirat. Cka don me te ble?
Por Lilin, si shifet ne kete çast, s’e interesonte asgja, veç gjemonte, - dhe nuk iu pergjegj s’ames se gezueme nga mirsia e mjekut. E ajo u mendue, diçka si me e piskue per zemer; mendoi se ndoshta mjeku s’i muer te hollat nga se Lili ka me ... “Jo, jo, - peshprite, - ruejna zot!” Dhe me frige e shikoi djalin, e mbuloi mire dhe u çue.
Sahati i kishes trokiti nje here, ishte tre e gjysme mbasdite te vjeshtes se dyte. Grueja u çue me vrull, shkoi ne dhome te zjarrmit dhe ne sqoll nisi krizma e enve dhe e ujit. Mbasi u la mire dhe u mshi, iu avit pasqyres te cilen ia kish dhane uha Lezja, gruaja e dhete lekeve. Mori krem, e ferkoi ftyren e nje ere e kandshme u perhap neper dhome. Neper rete e pudres grueja shikonte veten ne pasqyre dhe kujdesej sa ma natyrshem t’i skuqi buzet. Jo jo, s’jam plake! mendonte. Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta çon asnje leter, e ti me femi po vdes unit, besa ti je e marre, - i tha Lezja. Dhe ia rregulloi punen.
Lili i kish qite kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amen. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pame nanën kaq bukur te veshun e te goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbeshtjelli me jorgan dhe ne gryke, e mori ne dhome te zjarrmit. I shtroi prane votres dhe i tha te rrije urte se ka me ardhe nje zotni ne dhomen tjeter. Lili shikonte t’amen me admirim fminuer, gati ishte te rrafi shplakat nga gezimi. Por kur i foli kjo seriozisht per ardhjen e nje zotnis ne dhomen tjeter, ai s’bani za; si duket e kuptoi randsin e çastit. U shtri rate, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy te mbyllun shifte nanën aq bukur te veshun e te goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomen dhe ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qendrue ne mes te dhomes ne mendim. -Mos rri e vrame, se burrat s’kane qejf ashtu me e pame gruen, - e mesonte Lezja. – Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E ne rase se te pyet kush pse çon keso jete, ti thueji si te duesh, mundesh me i thane te verteten, por thueja tue buzeqeshe. Mos gabo me te shpetue lot, se ai burr nuk te kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. Une e dij, moj moter, se ty m’at çast te pelset zemra, por çka me bame... per hater te djalit qe e ke te smunde... dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe nje pune e madhe! Tjeret i bajne keto pune per qejf, e na i bajme per hall, - i tha Lezja ma me za dhe tue çue duert perpjete nga zemerimi qe duhet me i thane kto fjale qe t’ia mbushi mendjen per nje pune aq te thjeshte.
Tash ajo qendron ne mes te dhomes, e goditun per me prite... Te gjitha mendimet mallengjyese dhe jomallengjyese, fundojne te keshille e Lezes: buzeqesh! Ajo iu avit pasqyres, buzqeshi dhe i pelqeu vetvetja. S’kish dijte deri tash se ishte nje bukuri e mshefun.
Tingelloi ora kater. Grueja shikoi neper dritore dhe qe: ne oborr po vjen i prituni. Ajo mblodhi fuqin, e nxori prej dikah nje buzeqeshje, e vendosi mbi fetyre te vet dhe i duel para mikut te pritun…

Posa hyni Kola ne rrugzen ku e kish shtepin, i nguli syt mu ne dere t’oborrit qe prej se largu. Pau se bash nga dera e shtepis doli nje zotni i huej, i panjoftun. Kolës diçka i ra ne krye. Si me i pase shkrepe dikush per mur. Zotnia i panjoftun kaloi ne drejtim te kundert te rruges, ngadale, i qete. E Kola e ngadaloi hapin. Gjithfare mendimesh si shigjeta ia pershkojshin trute. Por asnje mendim nuk ishte qetues, as nuk i fashite ndergjegjen e tij te çueme peshe ne dyshim. Me hap te sigurt hyni neper dere t’oborrit. Dyert e shtepis, dritoret, ne vrullin e mendimeve te hidhta, i lojshin para syve, iu dukeshin dyfish, shtrembet, gjithsesi. Praku i deres shkonte e vinte. Ne dritoren e dhomes se zjarrmit pau nje grue shume te hieshme, dukej se numron te holla. Thellte, ne ndergjegjen e tij t’ersueme, vegoi nje rreze e vogel shprese: ndoshta grueja e tij nuk banon ma ket shtepi! Do te kete dale vete, ose do ta kete qit jashte i zoti per mospagim qiraje. S’ka gja… Ma mire njashtu… se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij, - mendonte Kola msheftas, tue e mshefe dhe nga vetvetja at mendim. Por sa kaperceu prakun pau plaçkat te cilat i ka lane. U zhduk ajo rreze e vogel shprese. Si nje i plagosun rande, u ul ne karrige, disi u mblodh e shikimin e mbertheu pertoke. Po ajo grueja ne dritore? – mendonte. Para atij erdh grueja, e cila se parit, me te pame te shoqin, u hutue, u zbe. Kola çoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:
-Kur ke ardhe?
-Tash..., - u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.
-Lili asht shum i smunde, - i tha e shoqja.
Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Dy Buzë (17-06-2007)
Shpirtënt Shtegtarë (17-06-2007)
Rezignata (17-06-2007)
Vetmija (17-06-2007)
Frymëzim i Pafat (17-06-2007)
Hidhet e Përhidhet (17-06-2007)
Një Natë (17-06-2007)
Malli Rinuer (17-06-2007)
Një Natë pa Gjumë (17-06-2007)
Mbas Tryezës (17-06-2007)
Motivet (17-06-2007)
Parathania e Parathanieve (17-06-2007)
Kanga skandaloze (17-06-2007)
Shpirt i ri (17-06-2007)
Rima e tretun (17-06-2007)
Trajtat e Mbinjeriut (17-06-2007)
Marshi i Djalerise (17-06-2007)
Pesha e fatit (17-06-2007)
A do qymyr , Zotni? (17-06-2007)
Vetvrasja e trumcakut (17-06-2007)
Zoti te dhashte (17-06-2007)
Kanga e trumcakut (17-06-2007)
Idhuj pa krena (17-06-2007)
Hidhet e përhidhet (17-06-2007)
Husarët n'Adriatik (17-06-2007)
Urime per 1937 (17-06-2007)
Kanga e qytetit te huej (17-06-2007)
Historia e njenës nga ato (17-06-2007)
Shenime: Torino – Sanatorium, San Luigji (17-06-2007)
Shenime: Leter mikut Teufik nga Migjeni (17-06-2007)
Shenime: Peltje – “Zakonet dhe arti i revolucionit Francez” (17-06-2007)
Shenime: Hygo - "Te mjeret" (17-06-2007)
Shenime: Dostojevski – “Krim dhe ndeshkim” (17-06-2007)
Shenime: Shekspir – “Otello” (17-06-2007)
Proza te paperfunduara (16-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]