Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 06:17am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
 » Miradie Maliqi
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Migjeni
 
Buken tone te perditshme falna sot - III
E diel, 17-06-2007, 11:41am (GMT)

- Lil! Hajde, nanë, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.
- Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjete! Due me prite babën.
- Po baba vjen vone, moj nanë. Hajde, te paste nana.
- Jo, praaa...
- Po te dëftoj nje prralle te re te bukur.
- Cilen? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.
- Nje te re... U, po te mesoj uratë...
- Jo, jo, s'due uratë, due prralle...
- Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!
- Pooo - dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.
- Hajt, nanë, prrallen...
- Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt...
- Aty yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma pare.
- Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke...
- U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratë! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja...
- E, a shef sa mire e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanë.
- Mire, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili ne prehen te s'ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.
- Ati yne qe rri..., - shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s'ames.
- Buken tone te perditshme epna sotn, - vazhdonte e ama uratën.
Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:
- Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s'kena hanger! - dhe çok kryet me ia pa ftyren s'ames.
- Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu...
- Po... e dij. Si fillon?
- Ati yne...
- Ati yne, buken e bardha na fal...
T'amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:
- Jo, more... ti i re shum per shkurt...
- Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.
- Sa mire Zefi e din uratën? E ti s'e din. Marre!
- Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse me ka thane se s'kena çka me hanger dhe pse s'ia kena pague paret per qira.
- Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!
- Po fort, pra! Tash e mbys.
- Besa, s'guxon ma me e preke me dore... Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin..., - ndrroi e ama me te bute.
- Po, po pse me më thane ai mue se s'kena buke me hanger, - shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.
E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.
Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba çerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s'len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diçka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe çudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at çast deshronte, si net e para te marteses, t'i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek... Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n'uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.
Kola sonte ende s'ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, - por asht Kola pa pune. C'e do burrin pa pune? - i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me çka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t'i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s'e ka at pune, atehere ç'e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, - por as njate s'te lane, te qesin ngatresa, - i tha grues se Kolës nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:
- Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.
Grueja e ndershme e Kolës desh t'i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande - pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.
E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!

Po Lili ç'ka pat? Pse u zbe qe nga maja e hundes deri te veshet? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi? Mos e zu malli per baben? Per baben qe shkoi diku, nga do t'i bije çukulada...
- Mos harro me i prue Lilit çukulade, - i tha nana babës, kur ky me nje valixhe te shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy te turbullt shikonte femin.
U nis, shkoi ne kryeqytet. Atje, i thane, se ka me gjete pune. E keshilloi me gjithe mend dhe zoti Filipi. I dha diçka edhe per udhtim, uha. E shoqja nuk bezani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolën, kur kjo s'bani za, diçka e theri thelle mfshehtas ne zemer. Por u nis, me vendim te preme qe t'u dergoje femis dhe grues sa me parë per jetese. Me gjith vendim te preme te tij, kaluen disa dit te mira e ai nuk i lajmoi gja shtepis. E shoqja priti dy jave rresht, dit' e nate, ndoj lajm, leter a pare, por kur s'erdh gja, e kojet e bukes munguen e vdekja ne rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jeten.
Po Lili? Lili çka pat? - Jo, s'e zu malli per babën. As per çukulade... Por u zbardh, u zbe qe nga balli nen floke deri ne bire te mjekres se holle, e ne mes te fetyres syt i qitshin shkendija.
- Nanë, uje...uje nanë, - dhe ne jastek sillte kryet here ne nje ane, here ne tjetren, me gishta qe dridheshin kapte safen e ujit dhe s'e leshonte pa e pi deri ne fund. E e ama ia terhiqte:
- Mjaft, moj nanë... Lil, mjaft ke pi...
Dhe per nje muej, i cili ka 30 dite, dite per dite e zune Lilin ethet. Kur ish nder ethe, i skuqeshin mollzat e syt zvogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte deshiren, ose pse i pelqente te qaje. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht nje ngushllim ndosha, kushedi.
- Uf, si ma plase shpirtin, - i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte te qaje jo pse ia plaste shpirtin s'ames, por pse i pelqente te ndegjoje si i oshtin zani i vet nder veshe dhe i pelqente te qaje nga inati, nga inati. Pse mos te qaj? Po fort! - mendonte Lili me vete.
- Pse s'me nep, pra, buke te bardhe? E, pse s'me nep? - i sillej s'ames, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte te qaje.
Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lene. Dhe e dinte se duhet me thirre mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester per me hanger, me pime limonade ne vend t'ujit kur ka zjarrmi, me u veshe trashe kur del perjashta, te gjitha keto i din e ama e Lilit, i ka mesue te zotnia kur, si vajze sherbetore, por...
Dhe nje dite, kur Lilin, mbas etheve te forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtepine dhe shkoi te grueja qe i kish dhane uha dhete leke. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjate, por me vendim te preme, si dhe burri i saj, per me gjete te hollat e nevojshme qe i duheshin per mjekimin e Lilit.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Buken tone te perditshme falna sot - IV (17-06-2007)
Shpirtënt Shtegtarë (17-06-2007)
Dy Buzë (17-06-2007)
Rezignata (17-06-2007)
Vetmija (17-06-2007)
Frymëzim i Pafat (17-06-2007)
Hidhet e Përhidhet (17-06-2007)
Një Natë (17-06-2007)
Malli Rinuer (17-06-2007)
Një Natë pa Gjumë (17-06-2007)
Mbas Tryezës (17-06-2007)
Motivet (17-06-2007)
Parathania e Parathanieve (17-06-2007)
Kanga skandaloze (17-06-2007)
Shpirt i ri (17-06-2007)
Rima e tretun (17-06-2007)
Trajtat e Mbinjeriut (17-06-2007)
Marshi i Djalerise (17-06-2007)
Pesha e fatit (17-06-2007)
A do qymyr , Zotni? (17-06-2007)
Zoti te dhashte (17-06-2007)
Vetvrasja e trumcakut (17-06-2007)
Kanga e trumcakut (17-06-2007)
Idhuj pa krena (17-06-2007)
Hidhet e përhidhet (17-06-2007)
Husarët n'Adriatik (17-06-2007)
Urime per 1937 (17-06-2007)
Kanga e qytetit te huej (17-06-2007)
Historia e njenës nga ato (17-06-2007)
Shenime: Torino – Sanatorium, San Luigji (17-06-2007)
Shenime: Leter mikut Teufik nga Migjeni (17-06-2007)
Shenime: Peltje – “Zakonet dhe arti i revolucionit Francez” (17-06-2007)
Shenime: Hygo - "Te mjeret" (17-06-2007)
Shenime: Dostojevski – “Krim dhe ndeshkim” (17-06-2007)
Shenime: Shekspir – “Otello” (17-06-2007)
Proza te paperfunduara (16-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]