Milazim Krasniqi
E shtune, 16-06-2007, 11:54pm
Milazim Krasniqi u lind më 25 tetor 1955 në Breznicë, një lokalitet afër Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Studimet për letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku magjistroi në vitin 1988, me temën “Struktura e vargut të Ndre Mjedjes”. Po në Universitetin e Prishtinës ka fituar gradën e doktorit të shkencave filologjike me tezën e disertacionit “Soneti në poezinë shqipe” më 15 shtator 2004...
|