Mëngjesi
E premte, 05-10-2007, 08:56pm (GMT)
ëndrra lahet në lavaman ankthi i natës derdhet në banjë s’di për të satën herë plas zgjimin në pasqyrë mbështjell lakuriqsinë e trutë e mpirë mvesh me moral s’di për të satën herë dita çpon terrin tim.
bën vapë shoh filma me kartonë sa të më qepen sytë lodhem duke ndenjur shtrirë dielli djeg ditën jashtë mendimet si bukë e paardhur mirë ripërtyp si lopë më vrasin në stomak sa shumë bën vapë po ëndrrat s’piqen prap se prap…
|