Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 08:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
 » Miradie Maliqi
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Mimoza Hysa
 
Tim eti
E premte, 05-10-2007, 08:58pm (GMT)

a.
prill i lagsht
dhè i bute varri
ngatërrohen rrugët e mpira
ndesh një rrugë t'vetme
ma bren kohën pa jetë
bishë pa kokë
jam 12 asnjë ditë më shumë
përherë në prill
prill vrastie
ditët me fruta të zeza
në shpatulla njomshtie
peshon prilli im
e më mbyt vitet
që vijnë
një jetë e tërë varur
në një degë prilli

b.
vagullon ngrohtë prehje e varrit
trishtimi hekuroset si pelenë
thith erën që mbin nga mish i shpërbërë
poshtë lulesh
kapërthehet ngatërrueshëm
e sotmja
e djeshmja
e nesërmja
AND-ja zgjatohet pa kohë
pëlcet damarësh zëbabe
zemërfëmije bie erë kalbësirë
nuk di kush është gjallë e kush vdiq
nga ne të dy


c.
jam thyer në rritje e me e kapercy njat prag
s’po mundem me vite, me shekuj me m’lanë
jam përsëri e vogla me mënd
e madhja pa mend
ndërmjetësirë hollake
më shtrëngon për bel
vdekja më varet në qafë
diamanti më i çmuar përcëllues
e ndjell e më ndjell
kemi lënë takim
dashnore verdhacuke
sa shumë u dashka me t’prit…

 
e.
s’ka ç’ka me pas…

me tej ç’ka ka me pas
gjithkah, gjithkund, gjithanë, gjithmbanë
thëllimë, thuprimë, thartinë
ma tej dhimrisë dhimtisë, dhjamnisë
ç’ka ka me pas ma thellë
ma gjerë
ma shumë
shpërndarë shilarë shosharë
ç’ka ka me pas
pas pasit pas
pas supit sup
pas sodit sot
ç’ka ka ma me dit’
se dritë përditë dliritë
ç’ka ka përtej tejprajë tejet
jetinë jetimë jermim mjerim
ka ka gjithçka e kurrgja nuk ka
pas vetes vetë vetmisë vujtisë
pas varrit varr i t’atit tat
i temit at
e tanve bashkë


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Vetmi (05-10-2007)
Ekzistencë (05-10-2007)
ditë gri (05-10-2007)
Mëngjesi (05-10-2007)
Mërzi dygjuhëshe (05-10-2007)
Perkthime nga Dino Buzzati (05-10-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Mimoza Hysa

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]