Ëndrrat që vijnë e zhbëhen
E hene, 01-10-2007, 06:47pm (GMT)
Retë ngriten në pafundësi, shkrihen e pluhur gjithësie Bëhen për hatër tonin Kur ti shkel qytetin tim Me vezullimat e diellit rrethuar Me buzëqeshjen e sjellë nga kryeqyteti Mbledhur mbrëmjeve me kitarë Fundfeste e marrëzive të lejuara Bukuri e mënyrës së vetë Kur ti shkel qytetin tim Miliona ëndrra vijnë, dhe zhbëhen Me ikjen tënde
|