Kur dua të të jap më shumë
E hene, 01-10-2007, 06:50pm (GMT)
S’di a të pendohem që s’të lidha me zinxhirë herën e fundit Të bëja dashuri me ty derisa të shtereshe i tëri Humbjen si kënaqësi deri në varr ta kujtoje E të mos pendoheshe për fjalët e përsëritura “Je e tmerrshme e dashur” Por të lashë të ikësh si ikin mirësitë Me idenë e kthimit dhe njohjes graduale Fuqinë e përjetësisë, fuqinë e hyjnores Altruizmin femëror që shpesh din të bëhet njerkë Pafajësinë që rrallë dëshmohet Ti do kthehesh dhe sërish do thuash “Je e tmerrshme e dashur” Unë do vuaj nga dëshira të të mbaj përjetësisht Të të rrëzoj teorinë me më shumë energji femërore E do të të lë prapë të ikësh Se kam frikë S’do të mundesh ta pranosh gjithë atë dhurim.
|