Miliona udhëtime nëpër erë
E hene, 01-10-2007, 06:51pm (GMT)
Ti u frikësohesh lartësive si unë largësisë E të mishëruar jemi me to Dreqi do jetë betuar të na sundon Era të bën mik të sajin i dashur Të gjithë kanë xhelozi në mua, veç Zotit Të marrin, të përkundin, të venë në gjumë Të dehin, të dhunojnë, të sjellin prapë Si mashtrimin që e njoh dhe e injoroj Por nuk shmangem dot nga ai çast Që nuk ka emër tjetër veç çast Dhe sjell miliona ëndrra erotike më pas Të gjithë kanë xhelozi në mua i dashur Veç Zotit Andaj betejën me erën dhe lartësitë E kam të fituar Besomë i dashur.
|