Më duhet të ju braktis
E hene, 01-10-2007, 06:56pm (GMT)
Dua të ju ndjej fuqishëm Në palcën e shpirtit të copëtuar Ty nënë, që dhembjet tona i pate në sy Lotin mbaje fshehur pas zënkave të përnatshme Kemi qarë sa herë në dhoma të ndara, për njera tjetrën Shikimet nuk ka këmbyen dashuri Ty baba, që thinjat e flokëve Nga unë i pate më shumë se nga vitet Për përqafimin tënd të fuqishëm që më bën Atë përqafim që ta shoh vetëm në një fotografi bardhë e zi Të vjetër sa gjysma e viteve tua Dhe ty dashuri Që të enda pamëshirshëm Si një kukull e stolisur, e xhelozuar, e sunduar Stacioneve të gabuara Dua të ju ndjej fuqishëm Prandaj…më duhet të ju braktis
|