Sizifçe
E hene, 01-10-2007, 06:58pm (GMT)
Sa herë ngjitemi telave të zhgënjimit shpresa jeton në ajër dhe zgjatet Ashtu si marihuana yte, miku im Ashtu dashuria ime E prekim, shijojmë, na harxhohet, e kërkojmë… Kaq gënjeshtare është jeta Na bën ta mbajmë këtë frymë të fundit zhgënjimi Ne sërish ngjitemi Për të zgjatur eliksirin e jetëgjatësisë Ne sërish jetojmë Por, sizifçe, miku im.
|