Çast i huazuar
E hene, 01-10-2007, 06:59pm (GMT)
Do pëlcet nga marrëzia kjo botë…miku im E ajo i vjerr pelenat e fëmijëve mbi tel Me atë bukuri fshati, qytetit i jep mister Gjithçka përreth ka emrin e parasë Çelësave të veturës, dhe cingërimës së telefonit Vrapit, ushqimit të shpejtë, dhe ejakulimit të shpejtë. Ajo i vjerr pelenat e fëmijëve mbi tel Shikimi prej mëkati, trazon Idin tim Kjo është gjithckaja, e harruar , e braktisur Do pëlcasim nga marrëzia, miku im Sa kohë që ta mbajmë në harresë këtë lumturi.
|