Sa herë që dëshirojmë t’a thejmë mërzinë
nga burgjet degjohen këngë gjelash
Transi na shpëton nga djegja e shpinave
Ëndrrat interpretojmë ngjeshur e mallëngjyer
Vdesim dhe lindim…heronjë e të dështuar
S’ka ardhur dita jonë, më mirë që s’ka ardhur?
Sa i bukur malli për të parë ditëbardhën
Sa i bardhë vegimi dritareve të kryqëzuara
Në këndojmë këngë gjelash në agim
Mërzinë e kemi përcjellë në rrugë njëkahëshe
Dhe vezë s’i kemi lënë.